A e dini se shumë gjëra ndonjëherë na kalojnë poshtë hundës thjesht për faktin që nuk jemi të informuar sa duhet? Epo ja që ndodh, prandaj para se të bëni udhëtimin e radhës më aeroplan sigurohuni që ta keni lexuar këtë artikull.
Ju keni shpenzuar para pa fund për të marrë një biletë udhëtimi me aeroplan dhe kur vjen puna nuk i dini gjërat që keni gratis në disa nga aeroplanët e linjave të mëdha, epo janë disa gjëra që do i mësoni tani:
Filma, revista dhe lojra...
Për të bërë fluturimin tuaj sa më të shpejtë dhe interesant të jetë e mundur, linjat ajrore ofrojnë një përzgjedhje të gjerë të filmave dhe serive që mund t’i shihni në ekran në kokën e ulëses përpara jush.
Peceta të lagura
Bakteret në aeroplan janë kudo, kështu që nuk është çudi që shumë veta të sëmuren pas arritjes së destinacionit të dëshiruar.
E për të parandaluar mundësinë e marrjes së sëmundjeve të pakëndshme, kërkoni nga stjuardesat një shami të lagur dhe fshij dorën me të. Shumica e linjave ajrore i kanë ato, kështu që ata do t’u japin atyre falas, sipas kërkesës.
Pako shtesë me kikirikë
Nëse stomaku juaj nuk “ndjehet rehat” pas pakos gratis të kikirikëve, pyesni stafin për përsëritje. Nëse ata kanë një suficit, ata me siguri do t’jua japin atë pa asnjë kosto shtesë.
Ndihma e parë
Ndihmën e parë mund ta merrni falas nga stafi në aeroplan. Disa kompani ajrore gjithashtu do t’ju ofrojnë një pilulë dhimbje koke.