INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A i dinit? Ja kush janë 4 gabimet që bëjnë biznesmenët e suksesshëm

A i dinit? Ja kush janë 4 gabimet që bëjnë biznesmenët e suksesshëm

Publikuar më: 18:04 02-02-2019

Fillimi është i vështirë për çdo biznes. Jo çdo herë fitimet janë ashtu siç i ëndërroni. Por edhe përtej fazës së parë risku i dështimit është sërish i pranishëm, nëse nuk tregoheni të matur në disa hapa, për të evituar gabimet.

Së pari, mos harroni taksat. Sipërmarrësit që kanë shënuar sukses harrojnë shpesh taksat, pasi ata janë shumë të zënë me punën e tyre. Por ky është një gabim. Gjithmonë duhen lënë parash anash që do të shkojnë për detyrimet ndaj shtetit.

Së dyti, jo të gjithë paratë e fituara duhet të shpenzohen. Zakonisht, kur sipërmarrësit arrijnë objektivin e tyre të fitimeve, i përdorin këto para për të shlyer një kredi, për të blerë një makinë të re, apo për të bërë pushime. Por të rëndësishme nuk janë vetëm këto. Duhet caktuar një shumë parash rezervë që do të shkojnë për ditë të vështira. Në këtë llogari kursimi duhet të shkojnë 10 deri në 20 për qind të fitimeve të firmës.

Përkushtimi është hapi tjetër që nuk duhet harruar asnjëherë nga sipërmarrësit. Shpesh ndodh që disa sipërmarrës pasi kanë arritur në momentin kur kompania e tyre është një prej më të suksesshmëve të fushës dhe niveli i të ardhurave vetëm rritet, ata mbesin në këtë pikë. Kjo fazë për një biznes të suksesshëm duhet të anashkalohet. Paraja bëhet vetëm me përkushtim e punë të vazhdueshme.

Festat janë të rëndësishme, pasi ata motivojnë punonjësit. Por këtu nuk duhet bërë një gabim. Njerëzit me të cilët festohet përzgjidhen. Ju duhet të zgjidhni njerëzit e duhur për të festuar suksesin tuaj, ata njerëz që vërtet do të ndiheshin të lumtur për arritjen tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0024988651275635