INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A i dinit të gjitha kuptimet e ngjyrave të zemrave që dërgoni në biseda? Mësojini tani

A i dinit të gjitha kuptimet e ngjyrave të zemrave që dërgoni në biseda? Mësojini tani

Publikuar më: 13:09 16-08-2019

Nëse deri para pak vitesh një foto vlente sa 1000 fjalë tani mund të themi të njëjtën gjë për emojit (figurat e vogla të verdha dhe jo vetëm) që përshkruajnë çdo emocion apo veprim tonin.

Nga buzëqeshja deri tek ushqimet, ndërtesat apo simbolet nga kultura të ndryshme, duket se sot njerëzit po zëvendësojnë fjalët me emojit ! Por sa të sigurt jeni që këto të fundit i përdorni në situatën e duhur dhe kuptimi është ai që i jepni ju ?

Me siguri një nga emojit tuaj të preferuar është zemra, por si për përdoruesit e Android ashtu dhe iPhone, ky simbol vjen në ngjyra të ndryshme ndaj Living do të shpjegojë kuptimin e tyre në mënyrë që ju të shmangni çdo keqkuptim (sidomos ata që përdorin zemrën lejla)

Zemra e kuqe:

Besojmë se nuk ka nevojë për shumë fjalë, sepse të gjithë e dimë që ky është simboli më romantik. Mesazhi që fshihet pas zemrës së kuqe është i thjeshtë: Dashuri për ju !

Zemra portokalli:

Personi që jua çon këtë nuk ka asnjë qëllim më shumë me ju! Jeni në rrethin e miqve dhe do të mbeteni aty derisa t’ju vijë një zemër në ngjyrë tjetër.

Zemra e verdhë:

Përcjell pozitivitet dhe përdoret më së shumti mes familjarëve. Pra zemra e verdhë është për të gjitha motrat, mamatë apo gjyshet tona.

Zemra e gjelbër:

Nuk ka lidhje me njerëzit ambientalistë, por me ata që duan të thyejnë akullin e s’dinë si ta hapin një bisedë. Nëse keni shumë kohë që nuk flisni me një mik apo mikeshë të vjetër, çojini një zemër jeshile dhe shkruani atë që keni për të thënë. Ai emoji do i japë një ngjyrim krejt tjetër bisedës suaj.

Zemra blu:

është për lidhjet e ngushta shoqërore, por jo vetëm për djemtë ! Ky emoji thotë: Unë ju besoj juve dhe ju dua (por si shok) pra nuk ngatërrohet me ndjenjat e tjera.

Zemra lejla:

Ka dy kuptime: Kaos dhe i eksituar!

Zemra e zezë:

Është simboli i së errtës dhe dashurisë me sakrifica.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717