Artisti kanadez publikoi këngën e tij të fundit, me titull “Friends” dhe të gjithë beliebersat u çmendën plotësisht.
Këngëtari 23 vjeçar zbuloi planet e tij për këngën më parë gjatë kësaj jave, dhe këngë me ritëm të lartë tashmë mund të dëgjohet nga kushdo. Dhe natyrisht që sa herë bëhet fjalë për një këngë ndarjeje, lidhjeje ose çdo gjëje tjetër që lidhet me romancën, fansat e Bieber i hedhin menjëherë sytë nga Selena Gomez. Veçanërisht pasi kjo këngë përmbante në tekst, ndër të tjera, edhe këtë fjali: “Jo, ne nuk e mbyllëm mirë, Por ti e di që kishim diçka të mirë”. Internetit nuk iu desh shumë për të dhënë verdiktin që kënga në fjalë është për Selenan. Dhe nuk është çudi që të kenë të drejtë.