Këngëtarja Egli Tako është përfshirë prej vitesh në mediat rozë dhe kjo për shkak të lidhjes me aktorin Olsi Bylyku.
Por ajo që e bëri më të famshme dhe më të komentuar në media rozë e në rrjete sociale nuk ishte lidhja, por ndarja me aktorin.
Që pas ndarjes, Egli Tako i ka shtuar dozat e postimeve në rrjetet sociale e gjithashtu ka pësuar një ndryshim total në peshë.
Gjithsesi ajo edhe për një kohë të gjatë do mbahet mend si ish e dashura e Olsi Bylykut, por kjo duket se nuk e shqetëson.
“A i ke thënë ndonjëherë ishit tënd faliminderit që më dhe pak famë dhe më bërë të njohur?”, ishte një pyetje nga ndjekësja të cilës Egli i është përgjigjur
dhe gjithashtu e ka ironizuar.
“I kam thënë Faleminderit, jo faliminderit”, shkruan ajo.