INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A i mban inat reperit? Keisi me një veprim e tregoi si është marrëdhënia me Stresin! [FOTO]

A i mban inat reperit? Keisi me një veprim e tregoi si është marrëdhënia me Stresin! [FOTO]

Publikuar më: 13:27 11-03-2020

Stresi dhe Keisi janë një ndër çiftet më të komentuar nga media rozë. Pas ndarjes çifti vendosi të ktheheshin tek njëri-tjetri duke vazhduar marrëdhënien e tyre të dashurisë. Ata lanë pas çdo gjë që kishte ndodhur gjatë kësaj kohe.

Edhe pse ishin të ndarë si Stresi ashtu dhe Keisi tregonin vazhdimisht se janë mbështetja kryesore e njëri-tjetrit.

Gjithçka nisi për ditëlindjen e saj ku nuk mungoi urimi i reperit, më pas ai i kërkoi të falur live gjatë spektaklit “Klanifornia”, ndërsa vijoi më tej duke treguar se kishte filluar të fliste me Keisin si dikur.

Ndërsa tashmë është Kejsi që ka postuar një video në instagram ku shfaqet duke kërcyer me një prej këngëve të reperit ndërsa shkruan: “ Fansja e tij numër një”.

Edhe pse Keisi është në Kanada dhe Stresi në Tiranë, ata vazhdojnë të jetë bashkë dhe të lumtur pavarësisht distancës.

 his.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916