INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A iku vapa me gushtin? Zbuloni ç’thonë shkencëtarët

A iku vapa me gushtin? Zbuloni ç’thonë shkencëtarët

Publikuar më: 15:25 16-08-2018

Jemi në mesin e gushtit dhe mbase menduar që kaq ishte vera! Pavarësisht se ditët e fundit ka patur disi rënie të temperturave, ende nuk ka ardhur periudha më e nxehtë e vitit. Sipas shkencëtarëve , bota po futet në një proçes ndryshimi klimatik ku do të shkrihen akujt e Groenlandës dhe të akullnajave polare.
Bota po futet në një periudhë të ngrohtë që do të rrisë temperaturat mesatare mes katër dhe pesë gradë celcius dhe nivelin e detit mes 10 dhe 60 metra.
Sipas një studimi të publikuar nga Instituti i Potsdamit për Kërkime mbi Impaktin Klimatik të një grupi shkencëtarësh ndërkombëtar, është përcaktuar se një periudhë e ngrohtë nuk mund të shmanget.
Shkencëtarët tregojnë se “ky proces do të sjellë shkrirjen e akujve të Grënlandës dhe të akullnajave polare, duke argumentuar se kjo do të rrisë ndryshimin klimatik duke lëshuar në atmosferë metan dhe gazra të tjera të fuqishme që rrisin efektin ‘’serrë”.
“Shkencëtarët duhet të fokusohen në përcaktimin e rreziqeve sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Hans Joachim Schellnhuber, kreu i Institutit të Potsdamit.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125