INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ishin të lidhur? Çfarë s’u tha për romancën me Jonida Vokshin, DJ Sardi habit me deklaratën e tij: Të mos shohim mbrapa...[FOTO]

A ishin të lidhur? Çfarë s’u tha për romancën me Jonida Vokshin, DJ Sardi habit me deklaratën e tij: Të mos shohim mbrapa...[FOTO]

Publikuar më: 18:47 08-06-2019

Ai është një ndër Dj më në zë në kryeqytet dhe shpesh herë është në qendër të mediave rozë. Dj Sardi ka preferuar ta mbajë larg syrit të publikut jetën e tij sentimentale edhe pse rreth saj është folur shumë.

Së fundmi Sardi u përfol se është në një lidhje me një moderatore dhe bëhet fjalë për Jonida Vokshin. Lajmi u përhap shumë më media, por ata se pranuan, ndërsa Jonida para pak javësh bëri publike lidhjen e saj me aktorin Besnik Krapi.

Sardi ka folur së fundmi me Dojna Memën mbi karrierën e tij, por edhe jetën private. Ndalur te kjo e fundit, Sardi është pyetur për një temë shumë të komentuar, pikërisht këtë të lidhjes me Jonidën dhe ai u përgjigj me shumë respekt.

“Nuk vlen të merremi me të kaluarën. Është më mirë të ecim përpara, të mos shohim mbrapa. Është mos respekt ndaj vetes dhe të tjerëve që na rrethojnë. Unë jetoj me të tashmen”, ka thënë ai.

I pyetur nëse e ka uruar Jonidën pas lajmi të martesës, Sardi është treguar mëse i sinqertë.

“Të them të drejtën nuk e kam uruar akoma, por e urojmë tani bashkë po të duash. Jetë të lumtur për këtë nismë të re që po merr në jetën e saj dhe kaq të rëndësishme.”

Vetëm pak kohë më parë, Jonida zbuloi se shumë shpejt ajo do të kurorëzojë në martesë, dashurinë e saj me aktorin nga Kosova Besnik Krapi. “A do të shkonte Sardi në dasmën e tyre nëse do t’i vinte një ftesë?”, pyetje kjo së cilës ai iu përgjigj me shumë sportivitet.

“Si DJ nuk di të luaj në dasma. Si ftesë normale, pse jo. Bukur do ishte”, ka përfunduar ai duke qeshur.

sard.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988