INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ishte e përgatitur policia për sulmet? Ja ç'thotë zv/ministri i Brendshëm...

A ishte e përgatitur policia për sulmet? Ja ç'thotë zv/ministri i Brendshëm...

Publikuar më: 22:48 16-02-2019

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodo, deklaron se policia i bëri ballë shumë mirë provokimeve dhe sulmeve nga ana e protestuesve.

Në një lidhje telefonike për Report Tv, zëvendësministri i Brendshëm Hodo, u shpreh se policia ishte e përgatitur për të përballuar provokimet nga ana e protestuesve.

‘Mënyra se si u menaxhua ky manifestim tregoi që policia ishte e përgatitur dhe që nuk ranë pjesë e provokimeve. Mos harroni që policia meriton përgëzime nga të gjithë. Akti i parë ka qenë hedhja e një molotovi sipër kokave të efektivëve të policisë, ku dhe u ça kordoni policor. Madje kishte dhe mjete të rënda si vare për të thyer derën e kryeministrisë’, tha Hodo.

I pyetur se sa shoqërime dhe arrestime ka bërë Policia e Shtetit, zëvendësministri i Brendshëm u shpreh se policia po bën një punë standarde, pasi shqyrton filmimet dhe identifikon autorët.

‘Ka shoqërime, që është një punë standarde, dokumentohet çdo gjë, identifikohen autorët dhe më pas bëhet vendosja e tyre përpara përgjegjësisë’, ka përfunduar Hodo.

Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445