Duket sikur ky ishte viti i Tunës, pasi arriti të tërhiqte vëmëndjen e mediave online me çfarë ndodhte në jetën e saj.
GJithashtu, edhe pjesëmarrja tek Kënga Magjike me baladën “Duam” të krijuar nga Flori Mumajesi, arriti të tërheqë goxha vëmëndje. Megjithatë, pikërisht atëherë kur këngëtarja priste të vlerësohej, në mos me çmimin e parë, edhe me atë të dytë apo të tretë, diçka e tillë nuk ndodhi. Ndoshta kjo ishte arsyeja që Tuna nuk u shfaq fare as të nesërmen tek “E Diela Shqiptare”, madje ajo u “zhduk” nga Pallati i Kongreseve kur sapo Rozana Radi u shpall fituese e çmimit të parë ndërkohë që kolegët e tjerë e uronin këngëtaren për fitoren. Ndërsa gjatë ditës së sotme, postoi një foto ku falënderoi të gjithë. Të jetë kjo mënyra e saj për të shprehur pakënaqësinë ndaj Këngës Magjike?
Kujtojmë që Tuna u vlerësua me ”Çmimin e Kritikës” në “Kënga Magjike 2016”.