Moderatorja Arbana Osmani shpërndau në Instagram një postim që mund të jetë sa rastësor, aq edhe thumb për dikë (khëm për Luizin khëm).
“Kur të gjithë më në fund fillojnë të mos e pëlqejnë atë personin për të cilin kishe një ndjesi negative gjatë gjithë kohës,” shkruhet në foto.
Siç e thamë, postimi mund të jetë thjesht një postim rastësor që tregon se Arbana është në gjendje t’i dallojë njerëzit që në fillim se kush janë në të vërtetë. Por a mund të jetë thumb për dikë?
Po, ka gjasa. Ndoshta për Luizin? Nuk dimë ta themi me siguri, por ka disa arsye që mund t’i shërbejnë kësaj “teorie”:
Së pari, Luizi pati një famë të jashtëzakonshme në “Big Brother VIP Albania”, si kurrë më parë në reality show. Pas përfundimit të spektaklit, ishte e pritshme që një pjesë e njerëzve të apasionuar pas Luizit në shtëpi, të humbnin interesin për të. Në rubrikën “Mendime aspak popullore” në Instagramin e @anabel.entertaiment, disa ndjekës shkruan se “Luizi s’është dhe aq interesant” ose “Luiz Ejlli s’është për t’u ndjekur në asgjë”.
Pra, Luizi nuk ka më të njëjtin numër mbështetësish si në kohën kur ishte në BBVA. Kjo absolutisht nuk tregon që ai është një personazh për të cilin nuk ka më interes, pasi këngëtari gëzon ende shuuumë popullaritet, siç u vërtetua edhe nga prania e njerëzve që shkuan të shihnin premierën e “Në kuadër të dashurisë” ku ai kishte rol protagonist.
Së dyti, prej kohësh është aluduar në media se Luiz Ejlli dhe Arbana Osmani kanë pësuar një krisje në marrëdhënien e tyre. Luizi, në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” në Shkodër, e konfirmoi lajmin. “Marrëdhënia ime me Arbanën? Ajo është atje, unë jam këtu…çfarë marrëdhënie? Ka krisje, por në maj do e zbuloj se nuk më lejohet," u shpreh ai, duke mos dhënë shumë detaje.
Njerëzit supozuan se Luizi tha se do të japë më shumë detaje në maj, pasi në këtë muaj mbaron kontrata e tij e menaxhimit nga ana e Top Channel dhe se nuk lejohet që të flasë para mbarimit të kontratës.
Lajmi se ka pasur një ndryshim të beftë në dinamikën e marrëdhënies së tyre nisi kur Luizi i bëri unfollow moderatores. Nga ana tjetër, Arbana nuk bëri asnjë postim në premierën e filmit "Në kuadër të dashurisë", ndonëse ishte prezente. Arbana vijon ta ketë follow Luizin./Anabel.al