INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ishte Rama i sëmurë? Kryeministri përgjigjet në video-mesazh

A ishte Rama i sëmurë? Kryeministri përgjigjet në video-mesazh

Publikuar më: 15:45 22-03-2019

Për kryeministri Edi Rama ditët e fundit është folur se është në Gjermani dhe po fsheh një sëmundje në zemër. Po ai është shfaqur sot në video-mesazh dhe siguroi se jo vetëm nuk është sëmurë, por me ata që e përhapën këtë lajm do shihet në gjyq.

“Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në spital në Berlin, por zyrë në Tiranë. Në Berlin isha për hall, por jo për shëndetin tim, por për t'u shpjeguar partnerëve shfaqet e opozitës dhe për celjen e negociatave dhe për të kuptuar më shumë për situatën politike mbi vendet kyce për negociatat. Ataku në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur, kjo do të thotë të prekësh fundin. Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër veçse ti mëshiroj. Do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të përgjigjen për sajesën" tha ai.
Rama foli dhe për nisjen e fushatës për zgjedhjet e qershorit: “Nesër është dita e ndezjes së motorëve elektoralë për të gjitha bashkitë. Ne jemi gati të bëjmë atë që dimë, rruga e ndryshimit është e hapur dhe e prekshme, por edhe kudo që duam ta hapim në bashkitë e shkreta që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë, por do të flasim nesër. Kushdo që dëshiron është mirëseardhuar.”

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596