Emisioni i mëngjesit në Top Channel, ‘Wake Up’ ka hyrë në një epokë të re. Që nga fillimi ky emision është identifikuar me figurën e Eno Popit, i cili hoqi dorë këtë sezon televiziv nga ky emision.
Moderimin e ‘Wake Up’ e kanë Isli Islami dhe Ori Nebijaj, një dyshe e pandashme që i sheh kudo bashkë edhe përtej ekranit,
Të ftuar në emisionin “Pop Culture”, dyshja e mëngjesit treguan dhe për ndjesitë që kanë për Eno Popin.
“Kujt i mungon Eno Popi?” – e pyet gazetari.
“Asnjërit!” –u përgjigjën të dy.
Gjithashtu, kur u pyetën për njëri-tjetrin ata nuk i kursyen komplimentat.
Ori për Islin u shpreh duke thënë:
“Person analizues dhe që më bën shumë të qesh”.
E ndërsa Isli u shpreh për Orin:
“E bukur, e zgjuar, e mirë.”