INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A iu ndalua familjes Berisha hyrja në SHBA? Reagon DASH

A iu ndalua familjes Berisha hyrja në SHBA? Reagon DASH

Publikuar më: 12:42 01-02-2019

“Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dasht? Hajde përgjigju, ti me dash e kapërcen dot oqeanin Sali?“. Kjo pyetje retorike e Edi Rames dje në Kuvend, la të kuptohej se ish-kryeministrit Berisha mund t’i jetë ndaluar shkelja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dyshimet u shtuan pasi vetë Berisha nuk e mohoi këtë menjëherë, por dha nje përgjigje evazive duke thënë “nuk bëj vizita zyrtare që kur lashë detyrën”.

"Gazeta shqiptare" idërgoi një kërkesë për informacion Departamentit të Shtetit. Në përgjigje e saj zyra e çështjeve publike në DASH u përgjigj:

“Rastet e refuzimit të vizës që lidhen me çështje të korrupsionit të cilat Departamenti i Shtetit ka zgjedhur t’i publikoje, ndodhen këtu: https://www.state.gov/j/inl/rls/prsrl/2018/index.htm

Siç mund ta shihni, Sali Berisha nuk është në këtë listë.

Përtej këtyre pak publikimeve, (në listë ndodhen Adriatik Llalla, Tom Doshi dhe familjet përkatëse) në përgjithësi Shtetet e Bashkuara nuk komentojnë çështje individuale të vizave”, shkruhet në përgjigjen e Scott Lueders, specialist i çështjeve publike në Byrone e çështjeve ligjore dhe trafikut të narkotikeve në DASH.

Article Logic
Execution time: 0.0052850246429443