INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ja dedikon Seldit këngën e re Mimoza Shkodra? Këngëtarja tregon më në fund të vërtetën…[FOTO-VIDEO]

A ja dedikon Seldit këngën e re Mimoza Shkodra? Këngëtarja tregon më në fund të vërtetën…[FOTO-VIDEO]

Publikuar më: 16:47 24-11-2018

Kohët e fundit Mimoza Shkodra ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të ndarjes nga partneri, Seldi Qalliu.

Pas disa kohësh shkëputjeje ajo ka vazhduar të punojë me projektet e saj muzikore dhe ditën e djeshme, ka publikuar dhe këngën më të re “Mu ma le fajin”.

Komente të shumta vijnë për këngëtaren dhe aluduan menjëherë që teksti i këngës ishte i dedikuar tërësisht ish-partnerit të saj. “Mu ma le fajin, sa gabime në ty gjeta e prapë zemër të desha.”- thuhet në refrenin e këngës.

hdfhgjgjfgfhf.GIF

Por sipas të dhënave Mimoza tregon se kjo nuk është e vërtetë.

“Aspak! Teksti është shkruar nga “2 Step”, jo nga unë. Njerëzit mund ta lidhin me ngjarje të së kaluarës sime, por në fakt nuk është histori personale. Nuk i kam bërë askujt dedikim deri më sot”- është shprehur ajo.

Mimoza hedh poshtë të gjitha diskutimet e mëtëjshme dhe tregon që kënga e saj duhet të interpretohet vetëm në mënyrë artistike e jo personale./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0049190521240234