INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A janë bashkë Ledri dhe Sara Hoxha, flet Ermal Fejzullahu: Për gjëra të vogla...

A janë bashkë Ledri dhe Sara Hoxha, flet Ermal Fejzullahu: Për gjëra të vogla...

Publikuar më: 12:30 27-11-2023

Këngëtari i njohur, Ermal Fejuzullahu ka komentuar aludimet për ndarjen e çiftit të njohur të shoqwbiz-it shqiptar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha. I ftuar në emisionin “E Diell” Ermali ka realizuar një lojë ku para i dalin disa foto të disa VIP-ave dhe duhet të japë një mendim për ta.

Ndërsa në ekran iu shfaq një foto e Sarës dhe Ledrit, ai u pyet nëse çifti janë bashkë. Ermali u shpreh se nuk e di të vërtetën mbi këtë lajm, por do pyesë Ledrin në koncertin që do kenë së bashku.

Ndër të tjera këngëtari është shprehur se uron që asnjë çift të mos ndahet, sidomos ata që kanë sjellë në jetë një fëmijë.

Pyetje: Janë ndarë Sara dhe Ledri?

 

Ermal Fejzullahu: Jemi të premten bashkë në një koncert dhe do e pyes. Gjithsesi unë kam shok Ledrin dhe do mbaj anën e Ledrit. Gruaja ime e ka shoqe Sarën dhe ajo do mbajë anën e saj. Unë uroj që të mos ndahet askush, sidomos ata që kanë fëmijë.

Për gjëra të vogla nuk është mirë për t’i dhënë fund një martese, sidomos kur kanë një fëmijë. Kështu që sido që të jetë, edhe nëse janë ndarë, uroj të bëhen bashkë. Sido që të jetë uroj që të jenë të lumtur.

 

Prej kohësh, çifti është kthyer në dyshen më të komentuara të medias rozë, për shkak të aludimeve se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Ndonëse ata të dy kanë vendosur të heshtin, ndarjen e tyre e ka konfirmuar vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”.

 

Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan, duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.

Nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti i ka fshirë nga llogaria e tij në “Instagram” të gjitha fotot me partneren e tij.

 

Së fundmi, ish-çifti janë parë duke shëtitur së bashku në rrugët e Prishtinës, mirëpo këto foto duket se janë të disa muajve më parë, kur kriza nuk kishte nisur ende.

Mediat në Kosovë flasin se ka qenë pikërisht Ledri ai që është ndarë nga Sara. Largimi i blogeres për në Gjermani, pranë familjes së saj, duket se konfirmoi ndarjen që kishte ardhur nga Ledri. Por tashmë, dinamikat e dyshes janë ende shumë të forta, duke qenë se mes tyre është edhe vajza, Poem Blue.

Shpesh mes komenteve është përfolur edhe për një tradhti të mundshme nga ana e tij, por një fakt i tillë nuk është konfirmuar kurrë. E gjetur në këto kushte, Sara është larguar nga shtëpia, ku fillimisht ka qëndruar për disa javë në Tiranë krejt e vetme, kjo për faktin se vajza e çiftit ndenji me reperin dhe familjen e tij.

Pas premierës së filmit në Kosovë, Sara pati mundësinë të merrte edhe Poem Blu dhe të dyja kaluan disa kohë në Tiranë. Pas një periudhe pauze, ku gjërat dukeshin se do të sistemoheshin, Ledri duket se ka qenë tërësisht i vendosur për t’i dhënë fund njëherë e mirë historisë së dashurisë me Sarën.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125