INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A janë gati shqiptarët për

A janë gati shqiptarët për "50 Shades Darker"? Sipas këtij eventi PO! [VIDEO]

Publikuar më: 16:29 14-02-2017

146 milionë dollarë fitime vetëm brenda një fundjave nga dalja në kinema.

Ndonëse shumë ishin betuar se nuk do ta shihnin filmin, përsëri nuk i kanë rezistuar tundimit për ta parë atë në ekranin e madh. Dhe sigurisht një produksion gjigand si "50 Shades Darker" nuk mund të vinte ndryshe në Tiranë, veçse me një super event të organizuar nga Kinema Millennium dhe Anabel Events. Të ftuar nga më interesantët, të cilët pasi shijuan koktejlin dhe arredimin special, patën fatin të shihnin të parët dramën erotike dhe skenat e nxehta të dyshes së aktorëve, Dakota Johnson dhe Jamie Dornan.

I pyetur rreth këtyre të fundit nga gazetari jonë Albi Isakaj për IN Report, përfaqësuesi i Kinema Millennium, Guljem Kotori, u shpreh se shqiptarët po evolojnë. Megjithatë theksoi se janë femrat ato të cilat përbëjnë audiencën më të madhe, duke qenë se kanë lexuar librin dhe i shohin sjelljet në film si dëshira të paarritshme. Në fakt pasi shijuam filmin kuptuam se më tepër se sa "dëshira të paarritshme", bëhet fjalë për një çlirim nga kompleksiteti që na karakterizon si qënie njerëzore. Por fatkeqësisht për një pjesë të madhe prej nesh, duhet ende kohë që ajo të ndodhë. Deri atëherë nuk nga ngelet veçse të shijojmë filma si "50 Shades Darker"!

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775