Hmmm me këtë selfie nuk mund të mos mendojmë ndryshe…
Reperi 30-vjeçar ndoqi nga afër koncertin e Lopez “All I Have” në Las Vegas këtë fundjavë, dhe fansat po çmenden në internet pas fotos që ata postuan në llogaritë e tyre në Instagram dhe dedikimiet për njëri-tjetrin. J.Lo postoi këtë foto duke shkruar poshtë: “Shikoni kush erdhi të më përshëndesë sonte”, me hashtag "lovehim".
Ndërkohë edhe Drake poston të njëtën foto duke vendosur një emoji zemër (shumë prej tyre). Edhe nëse ata do të ishin gati për një lidhje nuk do na habiste aspak ky lajm. Në fund të fundit Drake ka një dobësi të madhe për femrat e bukura dhe të talentuara. J.Lo nga ana tjetër është një nënë beqare kështuqë ja tek jemi. Sido që të jetë, për momentin po themi se këta dy kolege mbështesin njëri-tjetrin në raporte miqësore, por nëse shohim edhe njëherë diçka të tillë nuk do e mendojmë dy herë që këta të dy janë më shumë se miq!