Kini kujdes, që sot e tutje duhet ta marrim më seriozisht lidhjen midis Rob Kardashian dhe Blac Chyna.
27 vjeçari Rob e ka shprehur më shumë se një herë dashurinë e tij që ka kundrej të dashurës Blac Chyna, por deklarata e fundit i ka vënë vërtet kapakun. Ai e ka quajtu atë “Gruaja ime” teksa ka postuar gjithashtu në rrjetet sociale edhe një foto të Lamborghinit të dhuruar.
Mesa duket romanca e tyre e dashurisë po ecën përpara pavarësisht kundërshtimeve të herëpasherëshme në media të familjes së famshme Kardashian. Çfarë problemi të kenë vallë me Blac Chyna? Diçka e tillë vazhdon të mbetet ende një mister i madh…!