INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A janë pajtuar vërtet Enca me Noizyn? Mbrëmja e kaluar tregon të vërtetën [VIDEO]

A janë pajtuar vërtet Enca me Noizyn? Mbrëmja e kaluar tregon të vërtetën [VIDEO]

Publikuar më: 10:35 29-05-2017

Konflikti që preku kolegët e famshëm të showbizit, ngjalli mjaft reagime dhe u diskutua gjatë, por atëherë kur u mendua se gjithçka u mbyll, duket se vala e zemërimit nuk ka kaluar ende.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Enca u shpreh në konfidencë për Ermal Mamaqin  shuajti kureshtjen e të gjithëve,  duke thënë se çfarë kishte ndodhur mes saj dhe Noizyt, kishte qenë diçka pa rëndësi dhe se tani ishin pajtuar. Megjithatë, të kundërtën na tregon mungesa e saj në përurimin e lokalit mbrëmë që reperi sapo ka hapur në Durrës, ku u vu re prania e shumë emrave Vip, përveç asaj të këngëtares gjë që bie ndesh me deklaratën e saj. A mundet që mosprezenca të justifikohet me ndonjë koncert të saj jashtë vendit? Ndoshta, megjithatë nëse gjërat do të kishin qenë si më parë, dyshojmë se Enca do ta kishte humbur këtë moment, ndaj deklarata  e bërë, duket se ka qenë jo e vërteta, por ajo që këngëtarja ka dashur që publiku të besojë. /intv.al/ 

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333