INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

A janë tatuazhet të dëmshme për lëkurën? [VIDEO]

Publikuar më: 17:47 06-04-2017

Tatuazhet janë një mënyrë për të shprehur veten apo për të mbajtur gjallë kujtimin e dikujt të dashur. Por vizatimet me bojë nën lëkurë kanë edhe risqet e tyre kur është fjala për shëndetin.Rreth 50% e amerikanë kanë së paku një tatuazh në trupin e tyre. Arti i tatuazheve po përhapet gjithnjë e më shumë.

Por, a janë tatuazhet të dëmshme për lëkurën?

Një studim i publikuar këtë vit në Michigan ka gjetur se tatuazht mund të ndërhyjnë në mënyrën se si lëkura juaj djersin.

Krahasua me lëkurën që nuk ka tatuazhe, ato të cilat kanë, djersijnë rreth 50% më pak. Gjithashtu, studimi thekson se natriumi në djersë është më i koncentruar kur lirohet nga lëkura e djersitur. Por përveç infeksioneve bakteriale, tatuazhet mund të shkaktojnë edhe infeksione virale dhe lytha.

Mbulimi i lëkurës me tatuazhe mund të fshehë probleme të tjera të shëndetit, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre në fazat fillestare. Ka pasur raste kur tatuazhet kanë mbuluar simptoma të melanomës. Në vitin 2016, një burrë u diagnostikua me kancer të lëkurës, pasi tatuazhi i tij u hoq me lazer. Masa tumorale ishte fshehur nën bojën e zezë.

Article Logic
Execution time: 0.0020020008087158