Prej kohësh në mediat rozë është përfolur për një lidhje midis Gent Fatalit dhe motrës së Loredanës, e quajtur Rozafa.
Reperi në intervistat e shumta e ka mohuar këtë lidhje dhe me të qeshur gjithmonë ka ironizuar se ata kanë qenë vetëm kushërinj, por mesa duket Genti është dorëzuar.
Në llogarinë e tij në “Instagram”, reperi ka shpërndarë një foto nga një ashensor dhe vajza në krahun e tij e ka fytyrën të sfumuar.
Me një shikim më detajist mund të kuptohet që personi në foto është Rozafa dhe mesa duket çifti shumë shpejt mund të pranojë publikisht lidhjen e tyre.