INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A janë të lidhur Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku? Zbulojeni....

A janë të lidhur Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku? Zbulojeni....

Publikuar më: 12:18 15-04-2019

Pas këngës së tyre të re “Muza”, ata kanë qenë në qendër të vëmendjes duke u komentuar se janë në një lidhje dashurore. Anxhela është shprehur se Mateusin e ka mik fëmijërie, ku ka theksuar se ai është 5 vite më i vogël se ajo, dhe se mashkullin e saj e dëshiron më të madh se veten.
Teksa ishin të ftuar në emisionin “Be Caffe”, Mateus i ka bërë të gjithë lëmsh me deklaratën e tij.
"Me Anxhelën njihemi që kur kemi qenë fëmijë. Me Bujarin gjithë bashkëpunimi ishte kënaqësi. Më takon të zgjedh Anxhelën, jo vetëm për faktin që është një mikeshë e vjetër, një vajzë fantastike, por është një dashuri e kohëve të fundit" thotë Mateus.
Por, nuk ka pritur që të ndërhyjë dhe Anxhela duke thënë: "Ja këto thotë dhe i ngatërron njerëzit"

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947