Flet për herë të parë Dojna Mema, shoqja e ngushtë e Kiarës.
Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito është komentuar shumë për marrëdhënien me këngëtarin Butrint Imeri, por asgjë nuk është konfirmuar për ta. U tha që nuk janë të lidhur, u tha që u ndanë, u tha që u ribashkuan, por gjë zyrtare s’ka patur ndonjëherë, tamam si një telenovelë.
Sigurisht që fansat e çiftit në fjalë janë në mëdyshje dhe për këtë kanë pyetur në Instagram shoqen e ngushtë të Kiarës, moderatoren Dojna Mema.
Por kjo e fundit është përgjigjur “unë për vete s’kam parë gjë”, duke etiketuar edhe Kiarën në këtë foto.