INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A janë vërtetë të rrezikshëm Pit-Bullat?

A janë vërtetë të rrezikshëm Pit-Bullat?

Publikuar më: 10:30 10-07-2016

Opinion publik është i ndarë në dy pjesë, ka nga ata që thonë se janë rracë shumë e rrezikshme dhe ka nga ata që thonë që është një nga rracat më të mira. Për të kuptuar një herë e mirë se kush ka të drejtë, në rubrikën “Life is better with friends” të emisionit “IN Life”, Redi ka pyetur doktorin veteriner turk Emre Aslan mbi këtë çështje.

Ai tha:

Gjenetikisht ata janë qen agresivë. Jo vetëm Pit-Bullat, ka shumë rraca të ndryshme si p.sh. Bull-Terrier. Por Pit-Bullat i kanë krijuar për të luftuar, as për mbrojtje dhe as për ndonjë nevojë tjetër. Janë një miks i Bulldog-ut dhe Terrieret, për të marrë fuqinë e Bulldog-ut dhe besnikerinë e Terrierve kështu që kanë një gen perfekt për të luftuar. Gjithësesi këto dyluftime kanë filluar në shekullin e 19, luftonin kundër demve dhe kundër kafshëve të tjera. Njerëzit tani nuk i bëjnë më këto gjëra pasi dinë më shumë për mirëqënien e kafshëve dhe Pit-Bullat nuk janë ndryshe nga qentë e tjerë. Mund të jetë një Terrer, Chihuahua, Pit-Bull, ata mësohen njësoj. Mund të jetë një mik shumë i mirë, mund të jetë një qen roje, mund të jenë agresivë, madje edhe chihuahuat mund të jenë agresivë nëse janë në duart e gabuar, kështu që çdo gjë varet nga pronarët. Nëse pronari nuk i jep vëmendjen e duhur sigurisht që do të bëhen agresivë ose nëse i egërsojnë sigurisht që do të bëhen agresivë. Kështu që mund të lini një pitbull në një dhomë me një fëmijë dhe do të ishte një dado shumë i mirë.

Pitbulli ka muskujt perfektë, kanë një nofull shumë të fortë kështu që kur kafshojnë janë shumë të fuqishëm por gjithashtu kanë besnikërinë dhe fleksibilitetin e një terrieri dhe kanë një karakter shumë të mirë. A është një qen i përshtatshëm për familje? Në duart e duhura sigurisht që po. Mundeni t’i mbani në apartament, nuk është e domosdoshme të keni një oborr. S’keni pse mendoni “unë nuk kam një oborr dhe nuk kam pse të marrë një pitbull” mund ta merrni dhe mjafton vetëm ta nxirrni dy herë në ditë dhe ata do të jenë shumë mirë me ju.

Shohim shumë pitbulla në Shqiperi, me veshë të prerë, me bishta të prerë në dukje agresivë. Njerëzit përpiqen të kenë qen agresivë ose qen që duken agresivë por në të vërtete nuk janë agresivë në duart e duhura.

Nuk është se ata kanë një nofull e cila ngec dhe nuk hapet më, ata kanë shumë “inat” kështu që kur kafshojnë nuk e lëshojnë sepse në momentin para se ata kafshojnë duhet të jenë acaruar shumë për të arritur deri aty. Kur kafshojnë thjesht nuk duan të largohen. 

Kur shikoni një pitbull në rrugën nuk duhet të keni frikë, nëse tregoni frikë i bëni me agresivë. Por nuk mund ta quajmë agresivitet të mirëfilltë. Ata ndjejnë që ka diçka që nuk shkon por nuk mendojnë se është për shkak të tyre dhe përpiqen të jenë më protektivë. Në të vërtetë nuk janë agresivë ndaj jush por vetëm duan të mbrojnë. Duan të mbrojnë familjen e trye, duan të mbrojnë pronarin e tyre, duan të mbrojnë veten e tyre. Prandaj e tregojnë këtë agresivitet. Ata janë thjeshtë qen të fuqishëm, më të fortë se Chihuahuat prandaj kemi frikë nga ata. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373