INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A jemi nën përgjim?

A jemi nën përgjim?

Publikuar më: 10:01 16-05-2016

Prej disa ditësh është hapur një tjetër debat në kufijt e një skandali në vendin tonë, ai i përgjimit të paligjshëm i disa zyrtarëve të lartë në vend. Në media është publikuar informacioni se në zyrat e policisë qëndrore mendohet se është vendosur një pajisje ndër më të sofistikuarat dhe ajo mund të përdoret edhe për përgjim. Kjo është një pajisje e paautorizuar përgjimi, fakt që është pohuar nga policia por me argumentin që përdoret për qëllim trajnimi të agjentëve dhe oficerëve të policisë.
Historia që është në limitet e skandalit, ka nisur rreth një muaj më parë, kur institucionet e inteligjencës shqiptare kanë rënë në dijeni të një informacioni se policia shqiptare përdor një pajisje përgjimi të paregjistruar dhe të paautorizuar nga Prokurori i Përgjithshëm.
Por ish Kryeministri Sali berisha thotë se kjo pajisje ka 6 muaj që është instaluar dhe janë vënë nën përgjim plot 375 përsona në Shqipëri. Sipas ish kryeministri përgjimi është i paligjshëm dhe antikushtetues, ndërsa sipas tij janë vënë nën përgjim krerët e lartë të shtetit, gjyqsorit, opozitës, medias, biznesit por dhe përfaqësues të lartë të trupit diplomatik në vendin tonë. Sali Berisha bën përgjegjës për këtë përgjim Kryeministrin Edi Rama.
JA LISTA E BËRË PUBLIKE NGA SALI BERISHA.
• Presidenti i Republikës, Bujar Nishani
• Sekretari i Pëgjithshëm i Presidencës, Florian Nuri
• Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta
• Kryetari i PD, Lulzim Basha
• Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dede
• Kryetari Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori
• Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla
• Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani
• Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti
• Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj
• Drejtori i Shërbimit Informativ Shteteror, Visho Ajazi
• Kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, Bujar Leskaj
• Avokati i Popullit, Igli Totozani
• Guvernatori i Bankës së Shtetit,Genti Sejko
• Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë
• Kryetari i Gjykatës së Apelit për Tiranën, Alaudin Malaj dhe më vonë Hysni Demiri
• Kryetari i Gjykatës Administrative, Kastriot Selita
• Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi
• Deputetët Pandeli Majko, Anastas Angjeli, Esmeralda Shkjau, Vasilika Hysi
• Kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Edi Paloka
• Deputetët Sali Berisha, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Albina Deda
• Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule,
• Kryatri i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, Shpëtim Idrizi
• Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu
• Kryetri i Partisë Agrare, Agron Duka
• Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi
• Deputetët e LSI Petrit Vasili, Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo
• Ambasadorët e vendeve të mëdha perëndimore dhe shefat e shërbimeve perëndimore, shefat e misioneve të institucioneve ndërkombëtare të akredituar në Tiranë
• Pronarë e drejtues të mediave elektronike dhe te shkruara, portaleve dhe blogjeve

Article Logic
Execution time: 0.0039458274841309