INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A jeni edhe ju një person hipersensitiv? Ja shenjat

A jeni edhe ju një person hipersensitiv? Ja shenjat

Publikuar më: 12:12 13-12-2016

Studimet kanë treguar se 15-20 përqind e popullsisë janë hipersensitivë dhe nuk e kemi fjalët për ata që qajnë gjatë një filmi romantik.

Personat shumë të ndjeshëm janë përshkruar nga psikologët si hipersensitivë në lidhje me aktivitetet dhe zhurmat që i ndjekin përgjatë ditës. Edhe pse psikologët kanë tendencë të etikojnë çdokënd për ta diagnostikuar me diçka, këta persona janë thjesht…normalë. Megjithatë disa karakteristika që i bëjnë të quhët të tillë janë të listuara më poshtë.

Ata hutohen dhe humbin përqëndrimin lehtëesisht duke e shoqëruar atë me stress kur kanë shumë detyra për të bërë.

Ata nuk janë pjesë e dhomave të zhurmshme pasi nuk e durojnë dot një ambient të mbushur plot e përplot me njerëz, si klabet e natës apo palestrat.

Këta persona kanë shumë oreks. Nëse keni tendencë të inatoseni dhe të silleni çuditshëm me personat e tjerë kur jeni të uritur, dijeni që bëni pjesë në grupin e hipersensitivëve.

Ata e kuptojnë menjëherë kur nuk jeni në humor.
Besojeni apo jo, ndryshe nga personat e thjeshtë, këto specie njerëzish janë të aftë të dallojnë menjëherë nëse jeni të mërzitur apo në siklet për diçka.

Ata janë shumë të dhënë pas artit. Ok, të gjithëve na bën përshtypje një vepër arti, megjithatë sipas psikologëve këta persona kanë një dobësi të madhe dhe pasion të pashtershëm kur bëhët fjalë për artin.

Po ju bëni pjesë në këtë grup?

Article Logic
Execution time: 0.0017149448394775