INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A jeni gati për ndeshjen e vitit? Floyd Mayweather dhe Conor McGregor do të përballen në ring

A jeni gati për ndeshjen e vitit? Floyd Mayweather dhe Conor McGregor do të përballen në ring

Publikuar më: 18:49 14-02-2017

Pas muajsh e muajsh deklaratash të forta kundëri njëri-tjetrit, Conor McGregor dhe Floyd Mayweather mund të përballen në ring! Tashmë fansat do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjen e vitit.

Ishte e përditshmja irlandeze “Sun”, e cila ka publikuar sot një lajm ku konfirmon se sportisti i arteve marciale mikse Conor McGregor dhe ish-boksieri Floyd Mayweather, kanë arritur një marrëveshje për t’u përballur me njëri-tjetrin, sfidë që do të zhvillohet në boks. Madje pritet që lajmi të zyrtarizohet brenda shkurtit, pasi të dy sportistët ikonë në sportet përkatëse të zhvillojnë një takim mes tyre. “Conor dhe Floyd e kanë arritur marrëveshjen për t’u ndeshur mes tyre. Kontrata nuk është firmosur ende për shkak të palëve të treta që duan të përfitojnë nga kjo sfidë. Por, të gjitha detajhet mes dy sportistëve janë finalizuar. Kontrata do të firmoset javën e ardhshme, pasi dy sportistët të takohen në Las Vegas dhe do të zyrtarizohet brenda shkurtit”, shkruhet në të përditshmen “Sun”.

Takimi privat mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather do të zhvillohet më 17 shkurt, në Las Vegas. Irlandezi, ikona e UFC-së, do të udhëtojë drejt Amerikës dhe do të ndalojë në në “qytetin e basteve”, ku do të takojë përfaqësuesit e komisionit të sportit. 

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059