Ata janë dy nga reperat më të mirë, dhe gjithmonë ka pasur një dashuri të vazhdueshme, respekt reciprok, dhe një konkurencë të shëndoshë mes Drake dhe Kanye West. Por ne ende nuk kemi parë një bashkëpunim mes tyre. Por kjo mund të ndryshojë me shumë mundësi. Dy nga peshat më të rënda të Hip-Hop-it do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin.
Teksa ndodheshin në festivalin “OVO” në Toronto, ndërkohë që ata ndanë skenën, gjithashtu ndanë edhe disa lajme: “Unë kam një pyetje për ju”, u tha Kanye fansave, “A jeni gati për këtë album?...Nuk po flas për “Pablo”, as për “Views”.
Më pas, Drake doli për t’i sqaruar: “Ajo për të cilën vëllai im po i’u pyeste më parë ishte, a jeni gati nëse ne bëjmë një album?”
Kanye West announcing him and Drake have a collab album on the way at #OVOFest. pic.twitter.com/TcYsxhBWL2
— Drake Direct (@DrakeDirect_) August 2, 2016
Po, sigurisht që jemi, por...djema, por ne nuk duam vetëm fjalë, duam vepra.
E ndërkohë që ne po presim për albumin, shihni performancën e tyre “Pop Style” në festivalin “OVO”