INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A jeni gati për ‘summer love’? Disa ide se si të visheni në një takim në plazh apo duke shijuar perëndimin e diellit [FOTO]

A jeni gati për ‘summer love’? Disa ide se si të visheni në një takim në plazh apo duke shijuar perëndimin e diellit [FOTO]

Publikuar më: 15:37 22-04-2018

Me ndryshimin e stinës,pra me ardhjen e pranverës dhe verës një ndër gjërat më të bukura që ndodh janë takimet me të dashurin e zemrës suaj në një ditë me diell, në një vend ku të shihni perëndimin e diellit apo dhe një vend me det.

Ku ka më bukur se diell, det, natyrë dhe në prezencën e njeriut tuaj të zemrës? Në këtë peridhë duhen konsideruar dhe menduar më shpesh takimet me partnerin, pra sa më shumë ‘date’, për më tepër që stina e pranverës dhe verës ndikon që të jenë edhe më romantike.

Por edhe në këto raste një ndër ‘hallet’ më të mëdhaja të vajzave është ‘çfarë do të vesh?’. Një ndër gjërat që duhen të kemi parasysh është që duhet të qëndrojmë sa më natyrale, pasi të qenit natyral është edhe çelsi për të fituar zemrat.

Përpara se të kalojmë tek disa ide që kemi për ju se si të vesheni, mbani parasysh që mundohuni që të vendosni sa më pak makeup, sepse nuk është një ide e mirë në një ditë ne plazh deri në pritjen e perëndimit të diellit. Ndërkohë që veshjet duhet të jenë sa më të lirshme dhe me ngjyra. Tani është koha që të zbuloni se çfarë sugjerime kemi për ju për një takim romantik me partnerin tuaj në një dite vere. A jeni gati për ‘summer love’?

f1c1ef6e-c5e4-4218-a75e-3a347ad5bd8b.jpg4087b492-9160-473d-a322-039ed27c439c.jpg8ee6f2e6-eaf7-4023-aada-e13cdd5efcfe.jpgebf0d729-b91e-491f-a8e0-3a4585c3ac8c.jpg97dc0e7a-05c6-464f-91c0-11c6e2eb5eb6.jpgbf345610-ab18-4291-ae8b-5201f449d9c4.jpgd91e691d-1831-448f-ba24-0f71f203d118.jpg8f3a9c78-6301-48d6-8a79-8959d4d44c28.jpge87afa33-0cef-433c-9db6-4e03309fcdf1.jpgf4c92aa2-b9b5-4463-b438-f283febd935a.jpgfc875401-e5f7-4c51-a17a-713544918b31.jpg

Nga Irini Meçe

Article Logic
Execution time: 0.0036888122558594