Shkarko The Lenz, bëj një foto kreative me Gorillaz, postoje në instagram dhe fito biletë për koncertin ekskluziv të Gorillaz në Budapest!
Kjo ishte thirrja nga Telekom Albania që nxiti rreth 1000 të rinj të aplikonin për t'u bërë pjesë e këtij udhëtimi të paharrueshëm. Telekom Albania dhuroi biletën e koncertit dhe të gjithë udhëtimin 3 ditor për 50 fituesit, me autobuzin më cool që udhëtoi drejt Budapestit.
Electronic Beats Albania organizoi dhe zhvilloi këtë rrugëtim, i cili ishte i mbushur plot me energji, humor dhe aventura. Pjesëmarrësit ishin të vetmit nga Shqipëria që patën mundësi të shikonin live grupin Gorillaz, para se të fillojë turneu i tyre zyrtar. Një seri koncertesh të tilla ekskluzive, janë rezervuar në vende të ndryshme të Europës, vetëm për Electronic Beats dhe grupin Deutsche Telekom. Kjo bëhet në kuadër të promovimit të albumit të ri të Gorillaz, "Humanz", i cili në bashkëpunim me Electronic Beats, po zhvillon një fushatë shumë të veçantë që përfshin realitetin e tjetërsuar, aplikacionin The Lenz, performancat e dedikuara live, etj.
Për të gjithë ata që nuk u bënë dot pjesë e kësaj përvoje, keni një mundësi për të parë live-streaming koncertin e radhës së Gorillaz, tek Telekom Community Store në Bllok, më datë 20 Qershor, në orën 21:00. Ke ende kohë të #CliroshGorillaz!