INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A jeni pak apo shumë të stresuar? Përmes këtij iluzioni optik mund ta kuptoni fare mirë…

A jeni pak apo shumë të stresuar? Përmes këtij iluzioni optik mund ta kuptoni fare mirë…

Publikuar më: 14:49 13-05-2016

Stresi në çdo vend të botës po kthehet në epidemi. Madje parashikimet e organizmave shëndetësore botërore flasin se në dekadën e ardhshme sëmundjet mendore do të jenë numri një në listën e sëmundjeve. Deri tani sëmundjet kardiake dhe ato tumorale mbajnë rekord. E në shumicën e rasteve stresi është burimi, që zhvillon sëmundjet mendore. Ndaj psikologët dhe psikiatrit këshillojnë që stresi duhet të menaxhohet, por fillimisht duhet të njihemi me të.
E për këtë arsye një psikiatër japonez Akioshi Kitaoka ka krijuar një grup imazhesh të dizenjuara për të përcaktuar gjendjen mendore të njerëzve.
Nëse i shikoni për disa sekonda pa ndërprerje këto imazhe duhet të bëni llogari, nëse ato ju lëvizin ngadalë ju jeni mirë, pra s’jeni të stresuar, nëse ju rrotullohen shpejt jeni më të stresuar seç duhet.

Sipas mjekëve psikiatër, kur jeni të stresuar, gjendja juaj mendore dhe fizike nuk është në parametrat e duhur. Ndaj këshillohet që të merrni çdo gjë me qetësi në mënyrë që trupi dhe mendja juaj të funksionojnë siç duhet.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658