INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A jeni sapioseksualë? Psikologët zbulojnë një tjetër identitet

A jeni sapioseksualë? Psikologët zbulojnë një tjetër identitet

Publikuar më: 11:52 15-07-2019

Deri më tani kemi dëgjuar për orientime të ndryshme seksuale, por kohët e fundit po flitet për një fenomen të ri njohur ndryshe si sapioseksual. Por si të zbuloni nëse jeni të tillë dhe çfarë do të thotë?

Kur ju shihni për një shok apo shoqe merrni në konsideratë disa cilësi, pamja, sensi i humorit, mirësia. Por për disa të tjerë mbi të gjitha vlerësohet intelekti, pra konsiderojnë si gjënë më të rëndësishme zgjuarsinë e personit që duan. Dhe një ndjenjë e tillë i përshkruan këta individë si sapioseksualë.

Sipas ekspertëve që merren me studimin e sjelljeve sapioseksualë shpjegohet në këtë mënyrë, i tërhequr seksualisht nga njerëz me nivel shumë të lartë inteligjence. E këta individë nuk janë të gatshëm të dalin nëse personi që kanë përballë nuk u duket i zgjuar.

Fjala sapiosexual është një kombinim i dy termave latin, sapien ( i zgjuar, i ditur) dhe sexualis ( seksual, tërheqje/atraksion).

Ndonëse idea e tërheqjes nga njerez inteligjent ka ekzistuar gjithmonë, termi sapiosexual u përdor për herë të parë në shek 21, më saktë në vitin 2008.

Psikologët kanë përcaktuar edhe disa tipare që karakterizojnë individë të tillë. Ata kanë dëshirë të debatojnë, perferojnë bisedimin, u duket më tërheqëse se tërheqja fizike, nuk u pëlqejnë bisedat e pakta, nuk I durojnë njerëzit që u duken jo të zgjuar, preferojnë të takojnë dikë në library sesa në një bar, janë dëgjues shumë të mirë, kërkojnë njerëz nga të cilët duan të mësojnë.

Sapiosexualiteti u popullarizua nga platformat on line. Studimet tregojnë mëgjithatë që ndonëse sot sapisexual ekziston si identitet, por është pak e vështirë që njerëzit të identifikohen vetëm me të.

Article Logic
Execution time: 0.0022120475769043