INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ju dashuron ai? Këto janë 7 shenjat që e tregojnë

A ju dashuron ai? Këto janë 7 shenjat që e tregojnë

Publikuar më: 20:42 29-01-2017

Një nga ndjenjat më të mëdha që një femër mund të ketë është dashuria e një mashkulli. Edhe pse mendoni se i dashuri juaj ka nevojë për kohë për t’ju treguar se është në dashuri me ju, shanset janë se ai tashmë e ka treguar me veprimet e tij. INTv.al ju sjell 7 veprimet që tregojnë se ai ju dashuron:

1-Ai shfaq interes.          
Kur ai fillon të bëjë pyetje të thella rreth gjërave që të pëlqejnë ose jo, rreth planeve të së ardhmes, ju dashuron. Ai do të mësojë çdo gjë rreth teje, i intereson çdo gjë për ty.

2-Prekjet delikate           
Ju kap dorën gjatë një ecje ose kur jeni me familjet. Kur ju prek flokët me delikatesë, kur ju përqafon pa ndonjë arsye. Kur ju prek fytyrën dhe të vështron, ose kur qëndroni të përqafuar, janë gjëra që vlejnë më shumë se fjalët.

3-Kaloni kohë së bashku              
Kur i dashuri juaj kalon më shumë kohë me ju se me shokët e tij, ai ka rënë në dashuri. Ti je prioriteti i tij.

4-Bën çdo gjë për ty      
Ai nuk i kushton rëndësi se çfarë përfitimi ka por bën çdo gjë për ty. Mundohet të realizojë çdo gjë që të lumturon ty. Dhe mundohet të të surprizojë gjithmonë

5-Të takosh miqtë dhe familjen e tij                       
Mund të duket si démodé, por kur ai e prezanton të dashurën e tij me familjen dhe miqtë, këtu ka diçka serioze. Ai ka shpresa për ta çuar lidhjen në një tjetër nivel.

6- Flet rreth martesës dhe fëmijët          
Nëse i dashuri juaj ju pyet për ndjenjat, martesën dhe fëmijët dhe të shpreh mendimet e tij lidhur me këtë çështje, shanset janë se ai është duke menduar për një të ardhme me ju. Dhe në qoftë se ju të dy ndani të njëjtat ndjenja për martesën dhe krijimin e një familje të bukur së bashku, ekziston dashuria.

7-Ju thotë Të dua i pari

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652