INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka afat për bisedimet Kosovë – Serbi? Flet zyra e Mogherinit

A ka afat për bisedimet Kosovë – Serbi? Flet zyra e Mogherinit

Publikuar më: 11:12 27-06-2018
Autoritetet në Kosovë dhe Serbi po japin afate të ndryshme për datën se kur përfundon dialogu në Bruksel. Por, Zyra e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, hedh poshtë afatet e dhëna në Kosovë dhe në Serbi për përfundimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, të nisura në vitin 2011.
“Në këtë fazë nuk kemi ndonjë datë, por për këtë do të merremi vesh me dy palët”, thuhet në përgjigjen nga Zyra e Mogherinit.
Thaçi, para takimit që pati me homologun e tij serb në Bruksel, tha se presin që deri në marsin e vitit të ardhshëm t’u jepet fund bisedimeve disavjeçare mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësim të BE-së. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ndërkaq reagoi duke kritikuar palën kosovare për vendosje të afateve edhe pse muaj më parë vetë Vuçiç kishte thënë se bisedimet mund të kryhen brenda 6 muajsh deri në 1 vit. Mediat serbe raportuan se takimi tjetër në Bruksel do të ndodhë menjëherë pas dy javëve. Diçka të tillë konfirmon edhe Zyra e Mogherinit duke treguar se palët kanë rënë dakord për intensifikimin e punës në javët në vijim. Pas takimit të së dielës,në komunikatën e lëshuar nga BE-ja, u tha se dialogu po hynte në një fazë intensive. Në Prishtinë është bërë gati një platformë për fazën finale të dialogut me Serbinë, por që është tërhequr nga Kuvendi në ditën kur po mbahej seanca për shqyrtimin e kësaj platforme. Pala kosovare po hyn në këtë fazë të dialogut pa konsensus të brendshëm, pasi opozita nuk pajtohet që bisedimet të udhëhiqen nga Presidenti Thaçi.
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939