Si shumë personazhe të njohura publike, edhe Loredana është "akuzuar" shpesh për operacione plastike. Reperja nuk kishte reaguar kurrë më parë rreth këtyre "akuzave", por së fundmi ka vendosur ta bëjë.
Me anë të një postimi në Instastory, Loredana ka treguar se hundën nuk e ka bërë operacion.
"Hunda ime është e vërtetë", ka shkruar reperja krahas një fotoje ku tregon hundën.