INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka frikë nga shkarkimi? Flet Presidenti Ilir Meta

A ka frikë nga shkarkimi? Flet Presidenti Ilir Meta

Publikuar më: 13:49 30-07-2019

Gjatë konferencës së tij me gazetarët Presidenti Ilir Meta ka komentuar vendimin e mazhorancës për të dërguar kërkesën për shkarkimin e tij në Komisionin e Venecias.

I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga përgjigjja e një institucioni ndërkombëtar, Kreu i Shtetit është shprehur me bindje se as nga Komisioni i Venecias dhe as nga Bienalja e Venecias nuk ka frikë.

“As nga Komisioni i Venecias, as nga Bienalja e Venecias, të cilën ua kam mbajtur sekret, por e vizitova tani që mora “Luanin e Artë” dhe është diçka frymëzuese.

Presidenti Meta është pyetur se për çfarë do i kërkonte ndihmë Ramës, pas deklaratës së kryeministrit se ai ndodhet në gjendje të vështirë dhe do i jepte ndihmë.

‘’Unë e falenderoj për solidaritetin e tij. Po të kem ndonjë problem shëndetësor shkoj tek doktori, askush nuk mund të më japë ndonjë ndihmë më të madhe se ai. Nuk kam nevojë për piktura, se ai ka qenë tek unë, e di edhe ai, e dinë edhe të tjerë që kam shumë piktura të cilat i kam edhe dhurata. Nëse ka ndonjë gjë të veçantë edhe mund ta pranoja prej tij. Sa i takon parametrave të mi janë gjithmonë në përmirësim’’, u shpreh Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0018060207366943