A ka komplote brenda PS? Kjo pyetje e një gazetari ka befasuar Ramën. Ai ka bërë një super ironi dhe aktrim teksa dha këtë përgjigje:
"Ka një komplot në PS. Jam shumë i shqetësuar për këtë jo vetëm në atë që thatë ju por për gjëra më të rënda. Jemi duke menduar për një gjyq popullor edhe për dënime të rënda, shumë të rënda, internime, punë të detyruar, dhe nuk diskutohet që koka e këtij komploti është Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i mbështur nga ish-Ministri i Brendshëm. Ka edhe të tjerë por nuk mund t'ua them. Ka të dhëna që ka edhe një studim të Monika Kryemadhit të një goditje të qeverisë. Më vjen shumë keq që më kapët gafil, por ju siguroj se Erion Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por në atë pemë “do varet një ditë”. Dhe kjo do pasqyrohet edhe në veprën time në 51 dhe një kopje do ua siguroj ju të News 24".