INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka kaluar ndonjëherë në depresion? Tayna flet hapur: 'Para ...' [FOTO]

A ka kaluar ndonjëherë në depresion? Tayna flet hapur: 'Para ...' [FOTO]

Publikuar më: 19:33 24-03-2020

Ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur, edhe Tayna ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj duke pohuar e ka bërë apo nuk e ka bërë diçka.

Reperja ka publikuar disa pyetje, përgjigjet e të cilave kanë tërhequr jo pak vëmendjen e fansave me siguri.

Tayna ka treguar se nuk ka qenë asnjëherë në lidhje me një personazh të njohur, por dhe se nuk është dashuruar akoma deri më tani.

Përveç jetës private, reperja ka treguar se më parë ka kaluar në depresion, por ka mundur ta kapërcejë gjithçka vetë edhe shpejt.

Më tej Tayna i është përgjigjur dhe pyetjes nëse do e kishte falur tradhëtinë.

“Nuk kam pritshmëri prej njerëzve në jetë se nuk më kanë borxh të më rrinë të sinqertë dhe çdo njeri sillet si di vetë, por egoia nuk më lë. Pra nuk e fal, por dhe nuk më lëndon”, ka përfunduar reperja.

Kujtojmë se momentalisht Tayna është një nga artistet e preferuara të ‘showbiz-it’ shqiptar dhe se të gjitha këngët e saj janë kthyer në hite menjëherë pas publikimit në kanalin e ‘Youtube’

7F1CBB9C-754D-4442-97EE-AF2C23A3BB1C-225x400.png

Article Logic
Execution time: 0.0019600391387939