INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka kërcënuar Ramën me shprehjet e tij? Flet troç Saimir Tahiri, ka edhe një mesazh për Berishën: Ik bëj...[FOTO]

A ka kërcënuar Ramën me shprehjet e tij? Flet troç Saimir Tahiri, ka edhe një mesazh për Berishën: Ik bëj...[FOTO]

Publikuar më: 20:46 20-04-2018

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë”, të gazetarit Arian Çanit. Tahiri u rikthye në qendër të vëmendjes një ditë më parë në Parlament, ku shkoi për herë ta parë pas 6 muajve mungesë. Në këtë intervistë ai ka folur dhe për atë që media e ka quajtur si kërcënim, Tahiri tha se shprehjet i ka përdorur për të treguar më shumë veten e tij.

Si i ke kaluar këto 6 muaj, ka qenë një ferr apo je kënaqur?

Kam pasur një regjim shumë më të relaksuar. Nuk kam pasur shume detyrime.

E ke marrë rrogën këto gjashtë muaj?

Kam marrë gjysmën, pasi ndahet me komisionet.

Ndihesh me shumë fajtor apo më shumë i pafajshëm?

Dua ti shmangem këtyre gjerave, koha i shëron të gjitha, hajt se kalon. Tre ditë zgjat e tjerë e tjerë. Unë dua më shumë të përballem apo ti largohem.

Është koincidencë, përdorimi i shprehjeve të Ramës?

S’kanë lidhje fare. Më shumë se sa të mundohemi që të gjejmë kostum që nuk i rri, për mua është fare e thjeshtë. Në dy momente ku vëmendja ka qenë më e madhe tek unë, i kam përdorur për të shprehur veten time. I kam bërë për të shprehur veten time dhe nuk ka lidhje me shantazhe dhe kërcënime. Në qoftë se do thoja se nuk ka rrahur as me vaj dhe as me uthull që të më ndaloj, do thoshit sërish se është përsëri e njëjta gjë. Nuk duam të humbasim kohë me këtë gjë.

Mbrëmjen e së enjtes kryeministri Edi Rama komentoi shprehjen përdorur nga Saimir Tahiri, e cila është përdorur nga vetë kryeministri disa vite më parë kur ishte kryebashkiak, ‘s’ka bir nënë dhe bir k**ve….”.

“Që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time në një farë kuptimi ndodh shpesh”, u shpreh Rama dje në emisionin ‘Real Story’.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, Saimir Tahiri komentoi këtë përgjigje të dhënë nga Rama, duke shprehur mos dakortësinë e tij. “Të dy jemi rritur në të njëjtin diell”, ishte përgjigja e Tahirit në ‘Zonë e Lirë’.

Saimir Tahiri ka vendosur t’i përgjigjet videos së bërë nga ish kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme me anë të një qendrimi pothuajse të ngjashme në rrjetin social ‘Facebook’. Arian Çani i ka kërkuar deputetit që të bëj një video live ku dhe të japi një mesazh për Sali Berishën.

" ”Unë në fillim mendova se ai po filmonte veten e tij dhe jo mua. Pastaj e kuptova që e kishte me mua, sepse çfarë kuptimi ka që të jesh me dikë dhe ta filmosh. Doktor të bën mirë të hapësh një studio dhe të bësh dasma dhe synetlliqe. (ndërhyn Çani: “Shumë e rëndë. Nuk besoj se e bën doktori këtë”. Mirë pra le të bëjë dasma dhe ditëlindje”,-tha Tahiri.

sat.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051