Saimir Tahiri bën një tjetër deklaratë të fortë dhe pranon indirekt që ka persona që mund të kenë komplotuar kundër tij.
Ndërsa Fevziu i përmendte emra të rëndësishëm si Rama, Xhafaj e Llalla, Tahiri nuk pranoi t’i përgjigjej, por tha se do vinte dita që të merrej me ta.
Gati në përlotje, Saimir Tahiri ka thënë në “Opinion” se, në këto momente i intereson vetëm qetësia e familjes dhe e vëreta. I pyetur nëse dikush ka komplotuar kundër tij, mes tyre Kryeministri Rama dhe Ministri Xhafa, përgjigja e Tahirit ishte evazive:
“Sot nuk është dita që të merrem se me kush ka rol në këtë histori. Sot është dita që unë t’i shkoj deri në fund kësaj historie, madje duke shkuar në qelinë më të largët të burgut, do të rrij aty deri sa të zbardhet e vërteta. Dhe pasi të zbardhet e vërtetat do jetë dita ime të merrem me këdo”.
Thonë që italianët kërkojnë arrestimin e Haki Çakos, keni dijeni për këtë zoti Tahiri q ëmund të ketë arrestime të një niveli të tillë?
“Jo nuk kam dijeni. Sigurisht nëse ka njerëz që janë marrë me këtë histori, do të vijë dita që unë do të merrem me ta”.
A ka njerëz që po tentojnë t’u nxjerrin nga politika ose t’ju çojnë pas hekurave? Nëse ju thoni që jeni i pafajshëm dhe po tentojnë t’ju burgosin, kjo vjen vetëm nga njerëz të fuqishëm…
“Unë do të sakrifikoja vetëm për qetësinë e familjes time dhe për të vërtetën. Mua nuk më intereson fare kjo loja kukashfehti…”