INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka krim më të madh se sa të vrasësh prindërit dhe foshnjet? O Zot si nuk hapet toka!

A ka krim më të madh se sa të vrasësh prindërit dhe foshnjet? O Zot si nuk hapet toka!

Publikuar më: 11:33 15-06-2018

Ditën e sotme besimtarët në Shqipëri dhe mbarë botën kanë falur namazin e Fitër Bajramit.

Gjatë fjalës së mbajtur pas namazit Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka zgjedhur të trajtoj një nga tematikat më shqetësuese për shoqërinë shqiptare por jo vetëm.

Problemet familjare midis fëmijëve dhe prindërve, dhe arritja deri në vrasjen e tyre apo dhe krimi në familje në përgjithësi, kanë shqetësuar imamin i cili ka folur me fjalë të rënda ndaj këtij fenomeni.

"A ka krim më të madh se sa me vra njeriu nënën e babën e tij, a ka krim më të madh se sa mos me u kujdes njeriu për prindërit e tij? A ka krim më të madh se sa vrasja e foshnjeve. O Zot si nuk hapet Toka e nuk ndahen Qiejt!!" deklaron imam Sytari

FJALA E TIJ E PLOTË

"A ka krim më të madh se sa me vra njeriu nënën e babën e tij, a ka krim më të madh se sa mos me u kujdes njeriu për prindërit e tij? A ka krim më të madh se sa me pa burra e gra që shkojnë nëpër azilet e pleqve sepse fëmijët e tyre nuk kanë vend në shtëpitë e tyre për të mbajtur prindërit?! O Zot si nuk hapet Toka e nuk ndahen Qiejt!!

A ka krim më të madh se sa mosrespektimi dhe mos kërkimi i bekimeve nga prindërit?! Mos vrasja e foshnjave nga frika e varfërisë teksa shohim e lexojmë për shtimin e aborteve e për shtimin e abandonimit të fëmijëve, foshnjave të vogla. Për ta, a ka njerëzillëk në këtë botë?! Lëreni fenë, hiqe, se nuk ka fe tek ata njerëz, por a ka njerëzillëk? A mendojnë se nga kanë ardhur, a mendojnë se ku do të shkojnë, a mendojnë se do të japin llogari një ditë për atë krim" shprehet Imami.

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438