INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka kryer operacione plastike?Albërije Hadërgjonaj i bën thirrje grave: ‘’Kujdesuni për veten, për burrat por edhe...për dashnorin’’

A ka kryer operacione plastike?Albërije Hadërgjonaj i bën thirrje grave: ‘’Kujdesuni për veten, për burrat por edhe...për dashnorin’’

Publikuar më: 19:51 10-04-2019

Albërije Hadërgjonaj është një nga personazhet më karizmatike të shtypit rozë.

Përveç zërit si dhuratë nga Zoti, ajo njihet edhe si një nga gjyshet dhe mamatë më simpatike në estradën shqiptare.

Këngëtarja njihet për natyrën e saj pa komplekse dhe të thënurit gjërat trroç.

Gjithashtu Albërijes i pëlqen të sfidojë gjëneratën e re me bukurinë e saj.

Me anë të një komunikimi të sinqertë me ndjekësit e saj në “Instagram” Albërija ka shpjeguar se ajo nuk ka kryer kurrë ndërhyrje plastike siç e akuzojnë shpesh, por vetëm ndërhyrje për të mirëmbajtur fytyrën dhe lëkurën e saj.

“Nuk kam bërë kurrë operacione plastike, por nuk mund të them që nuk kam bërë trajtime. Vij tek doktori njëherë në 3 muaj dhe mund të përdor trajtimet me lazer për pasur një lëkurë të shkëlqyer, dhe ndoshta po e pranoj edhe Botox ndonjëherë që mpin muskujt dhe nuk lejon të krijohen rrudhat.”

Më tej ajo shpjegoi se shqetësimi i saj më i fundit duket se janë rrudhat poshtë syve, për të cilat këngëtarja tha se do të kujdeset doktori i saj personal.

Në fund ajo kishte një thirrje për të gjitha gratë:

‘Të dashura motra kujdesuni për veten, për burrat, pse jo dhe për dashnorin, ndjehuni sexy’, - shton Hadërgjonaj.

Screenshot_1.png

Screenshot_2.png

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617