INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka kryer operacione plastike? Nevina Shtylla tregon njëherë e mirë si qëndron e VËRTETA!

A ka kryer operacione plastike? Nevina Shtylla tregon njëherë e mirë si qëndron e VËRTETA!

Publikuar më: 18:19 21-03-2019

Të gjithë janë kuriozë të dinë nëse vajzat e njohura të ekranit kanë kryer në të vërtetë ndërhyrje plastike apo janë thjesht natyrale. Një pyetje e tillë i është drejtuar së fundmi moderatores simpatike, Nevina Shtylla nga njëri prej ndjekësve të saj të ‘Instagram-it’.

841full-nevina-shtylla.jpg

“A ju akuzojnë për operacione plastike? (personalisht mendoj që duket që s’keni)”, – ka pyetur dikush. Nevina është treguar shumë e sinqertë dhe nëpërmjet përgjigjes së saj ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që paragjykojnë vajzat me operacione plastike.

“Duke qenë se punoj në televizion automatikisht bëhem pre e shumë paragjykimeve e stereotipeve. Kështu që po, madje njëkohësisht për hundën, buzët e nuk e kujtoj dhe çfarë tjetër. Duhet të dini se po flisni me një njeri që qan me të madhe kur i duhet të bëj një gjilpërë. Sidoqoftë nuk jam kundra nëse shërbejnë për të ndihmuar dikë të ndihet më mirë me veten. Mbetet zgjedhje personale. Jetoni jetën tuaj. Mos gjykoni”, – është përgjigjur moderatorja.

2.3.1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316