INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka makina që do dalin nga qarkullimi këtë vit?! Mësojeni

A ka makina që do dalin nga qarkullimi këtë vit?! Mësojeni

Publikuar më: 09:13 03-01-2017

Një drafti i Ministrisë së Mjedisit parashikon që automjeteve euro 1 dhe euro 2 ti vendosin impiante për reduktimin e gazrave. E nëse arrihet kjo ja ku vjen një lajm i mirë, automjet që qarkullon në Shqipëri dhe nuk plotëson standardin Euro 3 nuk do të dalë nga qarkullimi pavarësisht propozimit për uljen e ndotjes. Vendosja e një impianti do t'i kushtojë pronarëve të makinave nga 300 deri në 1200 dollarë dhe është domosdoshmëri për makinat që nuk kanë standardin euro 3.
Në draft ministria ka parashikuar që këto ndryshime dhe përshtatje të kryhen gradualisht pasi edhe numri i automjeteve të vjetra në Shqipëri është i lartë. Po ashtu një pikë tjetër e draftit parashikon që në vendin tonë të mos futen më makina të përdorura që nuk plotësojnë standardin euro 4, ndërsa për makinat e reja që importohen duhet të jenë të standardit euro 5.
Përmes aktit ligjor synohet ulja me 30%  e nivelit të ndotjes se ajrit në zonat urbane nëpërmjet përdorimit të karburanteve dhe kontrollit të automjeteve conform kritereve të BE.
Në vendin tonë transporti kontribuon me 48-60% të ndotjes së ajrit. Mosha mesatare e makinave të pasagjerëve në Shqipëri është 18.4 vjet, që sipas përllogaritve korrespondon me euro 1.
Ministria e Mjedisit ka gati draftin dhe pritet të kalojë këtë vit në diskutime me palët e interesit dhe më pas në komisionet parlamentare.

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334