INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka marrëveshje Rama-Basha? Ja çfarë thotë Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni

A ka marrëveshje Rama-Basha? Ja çfarë thotë Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni

Publikuar më: 12:04 16-05-2019

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari i shtohet zërave që flasin mbi një marrëveshje tashmë të arritur mes Ramës dhe Bashës.  “Unë do flas më shpirt atyre që kanë sytë të më shikojnë, në kohë të jashtëzakonshme do bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Shumë njerëz më thonë, mos se Shqipëria nuk bëhet mos se je vetëm, mos se këta kanë bërë marrëveshje. Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët. I detyrohem këtij vendi shumë”, deklaroi Hajdari. 

Ndërsa deputeti tjetër, Ralf Gjoni i kërkoi sqarime kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. “Zoti Balla a ka marrëveshje politike, sepse kjo mbetet për t'u sqaruar, pasi po përflitet se Rama-Basha po përgatisin marrëveshjen e radhës politike, edhe këto janë kthyer në element statistikor, 2008, 2017, mund të bëhet edhe ndonjë tani. Marrëveshjet nuk kanë sjellë asgjë, veç për 2-3 peshq të mëdhenj të pa ndëshkuar dhe cënuar. Rudina jam dakord me ty, edhe unë besoj që ky vend mund të bëhet, por duhet të detyrojmë shumicën që tryezën e ndonjë marrëveshje të jetë", tha ai. 

Dje ishte ish-ministri i Financave, Arben Malaj i cili tha se është e vendosur që zgjedhjet lokale të shtyhen dhe po ashtu të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034611225128174