INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka me të vërtetë krisje? Donaldi dhe Beatrixi sqarojnë marrëdhënien e tyre në Big Brother

A ka me të vërtetë krisje? Donaldi dhe Beatrixi sqarojnë marrëdhënien e tyre në Big Brother

Publikuar më: 11:28 29-12-2021

Donald dhe Beatrix kanë ditë që në sytë e publikut kanë shfaqur ulje-ngritje. Beatrix mendon se ai nuk i jep vëmendje si në fillim.Ndërsa po jepej klipi ku Beatrix fliste në dhomën e rrëfimit për mungesën e vëmendjes, Donaldi qeshte.

Beatrix u sqarua më shumë sot në “Live Show”. Ajo u pyet nëse mendon se Donaldi ka ndryshuar ndaj saj.

 

“Unë dua vëmendje, meritoj vëmendje (qesh). Dua vëmendje çdo sekond, tani jo çdo sekond, por e dua! Po kam pasur dhe ato ditët e mia të zeza të femrave realisht e them.Nuk mendoj se ka ndryshuar Donaldi në lidhje me mua. E shoh, ma tregon, e ndiej.Shikimi është aty, ndjenja është aty.”,- tha Beatrix.

Donaldi gjithashtu shpjegoi se nuk i merr shumë seriozisht këto ankesa të Beatrix, sepse ajo pëlqen të përkedhelet.

 

“Nuk i konsideroj si ankesa shumë reale, sepse Triksës i pëlqen të përkedhelet, e ka nga natyra dhe mua kjo gjë më pëlqen te Triksa. Siç ka Triksa ditët e saj, kam edhe unë momentet e mia.Unë i mbaj përgjegjësitë e mia, nuk dua që Triksa të mërzitet. Nuk ka ndryshuar asgjë! Unë e kuptoj vëmendjen që do.”,– tha Donaldi.

Triksa tha se është e dhënë 100%.

Balina komentoi se Donaldi e ka mendjen dhe te loja, ndërsa Donaldi tha se fakti që mendon lojën nuk domethënë se nuk e do Beatrix.

Article Logic
Execution time: 0.001594066619873