INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka nisur përçarja në PD?

A ka nisur përçarja në PD?

Publikuar më: 09:27 01-08-2016

Deputeti i PD, Genc Pollo ka komentuar sjelljen e dy të djathtëve të tjerëMajlinda Bregu dhe Eduart Selamit. Ai në një intervstë për gazetën Panorama, tha se qëndrimi i tyrë dhe deklartat para vendimit për votimit të Reformës në Drejtësi ka dobësuar Partinë Demokratike.
“Çdo betejë ka kosto, pavarësisht se mbyllet me fitore a disfatë. Për fatin e mirë të PD-së e të shtetit ligjor, kjo betejë u mbyll me fitore. Ndërsa deklarimi publik i votës pro reformës pikërisht në momente kritike të vendimmarrjes, mendoj se i dobësoi pozitat e negociatorëve të PD-së e deputetëve të opozitës në komision. Z. Xhafaj, në anën tjetër të tryezës, e kishte kollaj t’u thoshte mos na kërkoni kaq shumë, se dy-tri vota i morëm e tri-katër do t’i marrim dhe e miratojmë edhe pa ju. Fatmirësisht, siç e dimë tashmë, në fundore nuk e dhanë këtë efekt negativ”, tha Pollo.
Deputeti opozitar Pollo komentoi edhe rolin e ndërkombëtarëve në proçes dhe mesazhet e përcjella nga Ambasada e SHBA-ve për deputetët e Kuvendit, duke thënë se mesazhet që ambasada nisi për deputetët dhe masat për të cilat flitej në ato tekste nuk ishin normale, dukeshin si të rezervuara për “terroristët” dhe kriminelët.

Article Logic
Execution time: 0.0043020248413086