INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka një as nën mëngë Ilir Meta? Ja si përgjigjet këshilltari i Presidentit

A ka një as nën mëngë Ilir Meta? Ja si përgjigjet këshilltari i Presidentit

Publikuar më: 08:15 18-06-2019

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Ilir Meta ka folur për nismën deputetëve të mazhorancës për shkarkimin e Kreut të Shtetit. “Ka pasur një deklaratë për shtyp të kryetarit të grupit parlamentar të PS ku ka konfirmuar depozitimin e një kërkese të një numri të caktuar deputetësh për të kërkuar shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe për këtë jemi vënë në dijeni ne si institucion. Që pas daljes së dekretit të Presidentit të Republikës, ditën e hënë para një jave, ku ai u shpreh me dekret për shfuqizimin e dekretit të mëparshëm dhe anulimin e procesit zgjedhor të planifikuar për 30 qershor pati një reagim politik, një aktivitet parlamentar”, tha këshilltari.

Në emision, Adi Krasta e pyeti këshilltarin nëse Presidenti ka një “As nën mëngë". Përgjigjja e këshilltarit ishte kjo: “Nuk mund të flasim për asa nën mëngë por flasim për një proces që do të jetë ligjor. Kushtetuta në nenin 90 parashikon mënyrën se si ndërmerret iniciativa për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Pra, një kërkesë që duhet të paraqitet nga ¼ e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë. Ajo duhet të mbështet nga 2/3 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij dhe më pas do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë nëse presidenti i Republikës ka kryer ose jo një shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215