INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A ka një  'mallkim'  për Olimpiadën  London 2012 ?

A ka një 'mallkim' për Olimpiadën London 2012 ?

Publikuar më: 15:52 16-04-2016
Është raportuar se 18 atletët që konkuruan në Olimpiadën e Londrës 2012 kanë vdekur  pasi kanë marrë pjesë  tek  Lojërat. Mediat franceze kanë filluar duke folur për një "mallkim", por a ka ndonjë justifikim për këtë?
Duket përmendja e parë e "mallkimit të tmerrshëm të Lojërave Olimpike në Londër", është bërë në nëntor të vitit të kaluar, kur kanali televiziv francez BFMTV raportoi vdekjen e vrapueses së  shpejtësisë nga Biellorusia, Yuliya Balykina.  Balykina, e cili  konkuruoi në 2012-ën në  Lojërat në të dy 100 metër-shat  dhe stafetë  4x100m, u gjet e vdekur dhe e mbuluar me qese plastike në një pyll jashtë kryeqytetit.  Një mashkull  28-vjeçar u akuzua për vrasjen e saj .
 
"Mallkimi Olipmik" vazhdoi përsëri muajin e kaluar kur Australiaja  Sarah Tait,  një medaliste argjendi në Olimpiadën e Londrës , vdiq  nga kanceri i qafës së mitrës.
"Sarah Tait është vetëm e fundit në një listë shumë të gjatë të atletëve kryesorë të cilët kanë vdekur pas marrjes pjesë në Lojërat Olimpike të Londrës", ka shkruar Gilles Fester në ” Le Figaro” më 5 mars.
“Por, pse ekziston në Francë kjo ide? Ndoshta për shkak të vdekjes tronditëse të dy  Olimpisteve franceze më 9 mars të vitit 2015?”,  thotë Paula Kennedy, i cili monitoron mediat evropiane për BBC.
Notarja  Camille Muffat dhe boksieri Alexis Vastine ishin në mesin e 10 njerëzve të vrarë kur dy helikopterë u përplasën në Argjentinë, gjatë xhirimeve të një shfaqje televizive. "Vdekja e papritur e shokëve tanë francezë është një  trishtim të madh," tha presidenti francez, Francois Hollande në një deklaratë.
 
 Të gjithë atletët të cilët kanë vdekur pasi kanë  konkuruar në Olimpiadën 2012,  janë të shënuar  në fund të faqes.
“Megjithatë, atletët olimpikë janë të rinj,  ato kanë një moshë mesatare prej 26 vjetësh. Duke marrë parasysh këtë, ne duhet të presim rreth shtatë vdekje në vit,” thotë Mastrodomenico, ose 28 vdekje në katër vjet.
Pra, figura e 18 vdekjeve gjatë katër viteve nuk duket aq shumë e zakonshme por as një  shenjë e një "mallkimi".
 
Article Logic
Execution time: 0.003715991973877